Retro/Histori: 27 shtator Papa 13-ditësh
Urbani VII, i lindur si Giovanni Battista Castagna, ishte Papë për vetëm 13 ditë në shtator të vitit 1590. Ai ishte me origjinë gjenoveze, megjithëse ishte lindur në Romë. U bë Prift Kardinal i Shën Marselos në vitin 1584. U zgjodh si pasues i Papë Sikstusit V më 15 shtator 1590, por vdiq nga malarja më 27 shtator; para edhe se të kurorëzohej, duke e bërë Papatin e tij më jetëshkurtrin në histori. Më parë kishte shërbyer si guvernator i Bolonjës dhe si arkipeshkv i Rossanos dhe për shumë vjet ishte nunc apostolik në Spanjë. Zgjedhja e tij si Papë u mbështet fuqimisht nga fraksioni spanjoll. Periudha e shkurtër e Urbanit si Papë i hapi rrugë ndalimit të parë të duhanit në publik, pasi ai kërcënoi se do të shkishëronte gjithkënd që “fuste duhan në oborr ose brenda një kishe; qoftë duke e përtypur, duke e pirë me llullë apo qoftë edhe duke e thithur me hundë”.