E Shtunë, 31 Tetor 2026

Retro/Press: Nji djaloçit idealist

Prej shka kam muejt me marrë vesht ti me shokët tuej jeni vrojtuesa heshtues të nji ndodhjeje madhështore dhe historike për dheun tonë të shum-vuejtun. Ndoshta nji buzëqeshje ironije do të nënvizohet në fytyrën tande të këthjellët e mendimi qi ke për të shprehë ndoshta nuk do të jetë aq i butë për të nënshkruemin. E ndoshta ke arrsye! Kur ti m’i blije në trajta të gjalla andrimet tueja unamitare kombtare unë, me autoritet qi mosha më ipte, rrudhje tureçkat në shej mos besimi.

Po o Skender! Ti kishe ngjat vehtes s’ate nji vall të rrahun e të mësuem me lodrat Bizantine të rrethit tonë, për ma tepër kishje ngjat teje nji ish idealist, ish poet kishte me thanë Koliqi.

Nëpër gojë t’eme fliste shpresa e shtypun në baltë, psherëtima e ndryshun, ideali i nëpër kambun. Ushqeva dhe unë si ti mendime të nalta, edhe unë kujtova se mund të flijoja dishka për të mirën e përbashkët, por dishiret e mija i ndryshi pa u lindë gremina tym helmatonjëse e paditunis intransingjente.

Dishirin t’em për nji jetë ma të lirë m’a mshiu puti i ngirem e impassibël i oportunizmës, maska e papërshkruem e hipokrizis! Por ti dhe moshatarët e tuej qetë fat bardhë! Ju spakut jetoni në nji kohë kur lirija e mendimit dhe, me të, lirija personale janë të garantueme.

Carpe diem. Përfito prej rasës për të zbatuem idealet tuja të pastërta e të kullueta si vetëm mund të jenë ato të nji djaloçi tet-mdhjet vjeçar.

Carpe diem, për të luftuem errësirën Anadollake, fanatizëm e bestytnis, idhullin e monedhës qi vjen me pasaporët të dyshimit.

Kape rastin për të zgjuem bujkun në dobi të nji jetës ma njerëzore, në dobi të disa aspiratave ma të nalta se ato të kafshës. Kape rastin qi t’eper, për të skalitë në nji mal të pathyeshëm burrnin arbnore, qi te tjerët na e kanë aq fort zili.

E për ma tepër, vijo me kujdes e me vemendje historinë e përditëshme të jetës t’onë të përvuejtë, ban filozofin e historisë. E material ke sa të duesh! Shife, tipin e mehmurit rysavet pranues, shif fytyrën e agajt prepotent, për ma tepër shitun për pesë pare. Shif e merr shënim kanë për të të vjeftë... sa ven i vogël e çë lamë fantasmagorike karakteresh e personash!

Ty të nevriten, e di mirë, por ske shka të bash. Me ato kufoma ke punë akoma për pak kohë: Parce sepilto!

Mëshirë për ato qi po shkojnë. Transeut, janë hije qi po vdiqën sa jetuen, do të kalben pa u varrosë mirë. Pse, o Skender, edukata e tyne shkurt pa se nuk i mësoi t’a kenë frikë atë hije të madhnueshme e të pa vdekshme qi asht historija.

Shkolla fillore nuk pat se si tu thotë se janë Katona qi shkruejnë historinë e jo Kresat. Shkelqimi i arit u a verboi syt, e i bani të harrojnë se zoja Nemesis merr uhan e vet në mos mbi to, spakut mbi bijt e tyne.

E gjakun e tyne të përdhosun deshën t’a injektojnë në gjakun t’and të shokëve të tu! Deshën t’a bajnë hipokrizinë Bizantine si trashigim t’onin, si sëmundje atavike!

Por nuk ja duelën!

Ndoshta pessimizmi na i përgjysmi ndjesit, ndoshta vuejtja ekonomike na bani të harrojmë për nji çast, por për të na i shlyejnë s’muejtën, jo kurr!

Në mbrendësit t’ona mësheheshin shembuj të pa shlyeshëm, tipa idealistësh qi nuk harrohen kollaj.

Pse, helmi i Sokratit, turra e druvet të nji Giordano Brunos, vuejtjet e nji Galileos flejshin ndër zemrat t’ona.

E kur të lodhun nga dishprimi, të mekun nga përbuzja e xhahilëve, kërkuem ndonji shtyllë mbështetje kujtimi i tyne i pastërt, aureola e tyne adamantine na lëmuen kokat e plakuna nga vuejtjet, na i përkëdhelën syt e shterrun nga vaji e na thanë: vetëm me durim keni për të ngjadhënjyem. In hoc signo vinectis.

N.O.M

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›