E Diel, 1 Nëntor 2026

"Retrospektivë"nga Agim Musabelliu, 90 tablo me peisazhe, vizatime e portrete

Piktori Agim Musabelliu vjen për herë të parë për artëdashësit e kryeqytetit me ekspozitën personale, "Retrospektivë". 90 tablo të përmasave të ndryshme, të cilat janë një punë disavjeçare e tij, do të prezantohen para publikut, për një javë, në Muzeun HistoriK kombëtar. Autori ka lërvruar pjesën më të madhe të gjinive të artit figurativ, ku gjejmë peisazhet, vizatimet, po pjesën më të madhe e zënë portretet, por nuk mungojnë edhe autoportretet.
Disa tablo autori i`a ka dedikuar edhe qytetit të tij të lindjes, Beratit. Punimet e tij në të shumtë e tyre janë të realizuara me karbon, vaj, dhe akrilik. Agim Musabelliu, është autor i disa ekspozitave personale dhe të përbashkëta.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›