E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbrëmje për Naim Frashërin, poezitë do të interpretohen nga aktorët

Qëndra Kulturore Tirana çel siparin e veprimtarive të saj artistike për këtë vit, me mbrëmjen poetike kushtuar një nga figurave më të mëdha të letrave tona, Nami Frashëri. Ky institucion do të organizojë evenimente të tilla poetike nga autorë shqiparë, çdo muaj, ku interpretimi i poezisë do të ndërthuret me muzikë, koreografi si dhe skenografinë .
Janë përzgjedhur rreth 15 poezi, të poetit të madh Naim Frashëri të cilat përfshijnë tematika si gjuha shqipe dhe patriotizmi. Pas Namit, mbrëmja poetike në Teatrin Metropol do të vijojë, me Lasgush Poradecin, i quajtur ndryshe edhe si poeti dashurisë.
 

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›