Reuters: Opozita pretendon fitoren, shpreh dyshime për numërimin e votave
Opozita shqiptare ka shprehur dyshime të hënën nëse votat do të numërohen ndershmërisht në zgjedhjet lokale, vitale për ambiciet e vendit për anëtarësim në BE. Opozita thotë se i ka fituar këto zgjedhje.
Ish vendi socialist nuk ka mbajtur kurrë zgjedhje të konsideruar plotësisht të lira e të ndershme, dhe votimet e së dielës shihen si një test për gatishmërinë e saj për statusin e kandidatit për në Bashkimin Europian, një hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit.
Ne i kemi fituar zgjedhjet, qartësisht e pa ekuivok, u tha mbështetësve lideri socialist, Edi Rama, që njëkohësisht është edhe kryebashkiak i kryeqytetit, Tiranë.
Ne jemi përgatitur prej dy vitesh për këtë ditë të bkur. Lista e fitoreve po rritet.
Socialistët kanë refuzuar që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2009, të cilat i dhanë kryeministrit Sali Berisha një mandat të dytë katërvjeçar. Ata e akuzojnë qeverinë e tij për korrupsion.
BE është e shqetësuar se zgjatja e mosmarrëveshjeve ka penguar zhvillimin e vendit.
Numërimi i votave vijoi të hënën, por duket se socialistët po fitojnë pas rezultateve fillestare.
Falenderoj të gjithë komisionerët e votës që aplikuan planin anti- manipulim, tha Rama. Beteja vijon. Tani është radha e numëruesve të votave për të treguar të njejtën ndershmëri e qëndrueshmëri si komisionerët.
Me vetëm një pjesë të votave të numëruara, Rama duket se po fiton garën kyçe për Tiranën kundër ish- Ministrit të Brendshëm, Lulzim Basha, por një exit poll e nxori Bashën fitues.
Partitë kryesore nuk janë dakord nëse zgjedhjet plotësuan standardet e BE-së. Një ekip vëzhguesish ndërkombëtar prej 525 personash pritet të japë një vlerësim të martën. Një ekspert perëndimor i votimeve i tha Reuters se votimi ishte përgjithësisht i rregullt.
Demokracia është 20 vjeçare në Shqipëri, një vend që po vuan akoma dhimbjet post- komuniste. Kaur njerëz u vranë në janar kur një protestë anti- qeveritare u bë e dhunshme.
Berisha, nën presionin e BE për të ofruar prova se vendi ballkanik është një demokraci funksionale, tha se zgjedhjet e së dielës ishin më të mirat që janë mbajtur ndonjëherë.
Bashkimi Europian hodhi poshtë aplikimin e Shqipërisë për tu bërë vend kandidat për anëtar nëntorin e shkuar. BE e ka bërë të qartë se votimet lokale duhet të jenë të lira e të ndershme nëse Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, dëshiron të konsiderohet për statusin kandidat në fund të këtij viti.