Reuters Tiranes iu refuzua statusi per shkak te korrupsionit

Disa nga agjencite me te njohura e me te medha ne bote kane pasqyruar lajmin e doreheqjes se Ilir Metes. Ne nje raport te saj agjencia Reuters thote se korrupsioni ka penguar rrugen e Shqiperise drejt Bashkimit Europian. Agjencia shkruan se Brukseli i refuzoi
Tiranes statusin e kandidatit duke i bere thirrje qe te luftoje korrupsionin. Sipas saj Brukseli ka bere thirrje per hetim mbi keto akuza.
Reuters shkruan se Berisha e quajti manipulim videon por kjo menyre mbrojtje eshte dobesuar per shkak se ne televizion eshte transmetuar videoja e plote. Reuters thote se
ne emision Dritan Prifti ka bere akuza te tjera ndaj Metes perfshi ate qe po pengon privatizimin e Albpetrolit per shkak se kerkon te abuzoje me tenderet qe zhvillon ai.
Prifti ka deklaruar se ka te tjera video. Nderkohe stacion i njohur televiziv informative CNN e ka shoqeruar kroniken e skandalit te fundit qeveritar ne Shqiperi me sfond
muzikor nga filmi i njohur Padrino qe flet mbi mafien italiane ne SHBA.