E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pipero konfirmon 5 raste te reja me AH1N1

Sipas drejtorit te politikave ne MSH stadi i perhapjes se virusit AH1N1 eshte epidemik


Ministria e Shendetesise ka konfirmuar dje edhe pese raste te reja me gripin AH1NI. Ka qene Drejtori i Politikave Shendetesore ne Ministrine e Shendetesise Pellumb Pipero i cili ne nje komunikim publik ka njoftuar edhe pese rastet e reja te prekura nga gripi i derrit te cilat e cojne ne 32 numrin total te te prekurve nga ky virus ne vendin tone. Sipas Piperos edhe pse rastet e te prekurve me AH1N1 nuk jane te renda stadi i perhapjes se virusit AH1N1 eshte epidemik. Ai ka shpjeguar se pese te prekurit me AH1N1 jane nen kontrollin e mjekeve duke siguruar se Ministria e Shendetesise po merre te gjitha masat per te mbajtur nen kontroll situaten.


Numri i te prekurve nga gripi AH1N1 ne vendin tone pas ketij konstatimi ka arritur ne 32 nderkohe qe te tjera mostra pritet ti nenshtrohen analizave te laboratorit te Shendetit Publik ne Tirane. Mosha mesatare e rasteve te dyshuara ka qene nga 15 deri 45 vjec ndersa numri me i madh i personave te konfirmuar me AH1N1 i perket moshes nga 15 deri 25 vjec. Asnje rast te konfirmuar ne femije. Te gjithe rastet e mesiperme jane trajtuar ne spitalin infektiv dhe jane ne gjendje te mire shendetesore ka pohuar Pipero duke shtuar se ne urgjencen e spitalit Infektiv paraqiten cdo dite 40 deri 45 raste nga te cilet rreth 20 raste jane me sindromen gripale.


Aktualisht jane te shtruar 18 paciente si raste te dyshimta per AH1N1 dhe pritet konfirmimi i tyre. Nderkohe ai pohon se situata po ndiqet me vemendje dhe institucionet e kujdesit shendetesor jane porositur te rrisin nivelin e gatishmerise dhe te trajtojne me kujdes cdo rast edhe me grip stinor edhe me AH1N1. Nderkaq institucionet e kujdesit paresor jane te pajisura me medikamente te urgjences dhe perfuzione dhe jane porositur te gjithe mjeket e sistemit paresor vecanerisht mjeku i familjes qe te tregojne nje kujdes te vecante ndaj grupeve te riskut si moshat pediatrike te semuret kronike dhe grupmosha mbi 60 vjec - pohon Pipero.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›