Revista amerikane: Saranda, perla e fshehur e Shqipërisë

Revista amerikane e udhëtimeve “Travel off Path” i ka kushtuar një shkrim Sarandës, duke vlerësuar për ujerat e kristalta dhe kulinarinë e mirë.
Revista thotë se Saranda po bëhet një nga pikat më të nxehta të plazhit të Evropës këtë verë, por mbetet i panjohur për shumicën e njerëzve.
Gjatë shkrimit revista vlerëson hotelet dhe restorantet, jetën e natës, por edhe çmimet e lira të tyre.
“Plazhet e para që do të shihni sapo të vini këmbë në Sarandë janë ato që ndodhen pranë shëtitores. Plazhi i Pasqyrave është nga më të bukurit. Në fakt, kjo perlë e fshehur shqiptare njihet si plazhi me ujërat më të kaltra në botë, duke lënë pas vende shumë më të njohura të Evropës”, shkruan revista
Plazhe të tjera që nuk duhet t’i humbisni, sipas revistës amerikane gjatë udhëtimit në Sarandë përfshijnë Ksamilin, Livadhin, Jalën dhe Dhërmiun.
Për ata që duan të shijojnë diçka përtej plazhit, Syri i Kaltër dhe Parku Kombëtar Arkeologjik i Butrintit nuk duhet humbur.
Sipas “Travel off Path” Saranda është lloji i qytetit që nuk të lë kurrë të mërzitur, por ka kaq shumë për të parë dhe bërë në fshatrat e afërta.
/rtsh.al/