Revolta e studentëve, Fatos Lubonja: Rama është peng i krimit, dorëheqjen e mendon përditë! Ka frikë, do të bëjë të gjitha manovrat për të mbajtur pushtetin
Analisti Fatos Lubonja ka komentuar zhvillimet e fundit dhe protestën në Tiranë, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama, sipas tij, është i lidhur me krimin dhe po përpiqet të ruajë pushtetin përballë tronditjes që i ka shkaktuar revolta e studentëve.

Ai tha se kryeministri e mendon çdo ditë dorëheqjen, por do t’i shembej imazhi që Rama ka ndërtuar për veten,
“Dorëheqjen e mendon përditë dhe e mendon me tmerr, sepse i bie gjithçka që ka ndërtuar. E rreme është e gjitha, uni i tij gloroz, figura e tij e ndritur, i bie e gjitha dhe është sikur ta vrasësh”, deklaroi ai.
Lubonja u shpreh gjithashtu se kryeministri është tronditur nga protesta dhe se, sipas tij, do të përpiqet të bëjë manovra për të qëndruar në pushtet.
“U trondit, nuk e priste këtë. Tronditjen e ka, frikën e ka. Frikë ka shumë. Por Rama ka frikë edhe nga ajo që mund t’i ndodhë dhe është një situatë ku figura të tilla nuk kanë aftësi të thonë: “Unë tërhiqem”. Janë figura që do të bëjnë të gjitha manovrat për ta mbajtur veten”, tha analisti.
Fatos Lubonja: Me të gjitha ato që ka Edi Rama, me delirin e tij, narcizizmin e tij, se e njoh mirë, sikur të mos kishim një tufë të madhe njerëzish të krimit, me të cilët ky bashkëpunon, ai sot mund të ishte jo vetëm i ikur, por edhe në… Prandaj ai është peng edhe i krimit.
Dorëheqjen e mendon përditë dhe e mendon me tmerr, sepse i bie gjithçka që ka ndërtuar. E rreme është e gjitha, uni i tij glorioz, figura e tij e ndritur, i bie e gjitha dhe është sikur ta vrasësh. Reagon ai se mbrohet.
U trondit, nuk e priste këtë. Tronditjen e ka, frikën e ka. Frikë ka shumë. Por Rama ka frikë edhe nga ajo që mund t’i ndodhë dhe është një situatë ku figura të tilla nuk kanë aftësi të thonë: “Unë tërhiqem”. Janë figura që do të bëjnë të gjitha manovrat për ta mbajtur veten.
Këtu është krimi mbrapa. Ata policë civilë, unë kam frikë se janë kriminelë të tërbuar, të bëjnë atë që po bëjnë: të kapin njerëz.