E Diel, 1 Nëntor 2026

Protesta e studentëve, Policia shpërndan protestuesit me ujë dhe gaz pranë Ministrisë së Brendshme

Protestuesit janë shpërndarë me ujë dhe gaz lotsjellës pranë Ministrisë së Brendshme, gjatë protestës së studentëve në Tiranë.

Screenshot 2026-10-15 193657

Ndërhyrja e policisë ka sjellë largimin e protestuesve nga zona, ndërsa situata është tensionuar sërish.

Sipas raportimeve të gazetares Xhensila Kodra, të rinjtë ishin zhvendosur nga Kryeministria në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Ministrisë së Brendshme, ku më pas ndërhyri policia.

Gazetarja bën me dije se të rinjtë janë mbledhur sërish te ish-hotel Dajti.

Kjo është dita e tretë e protestës së të rinjve kundër qeverisë. Tubimi nis çdo ditë në mesditë pranë Ministrisë së Arsimit dhe më pas protestuesit zhvendosen drejt institucioneve të tjera shtetërore.

Studentëve të Tiranës iu bashkuan sot edhe nxënës nga gjimnazet e kryeqytetit, si dhe bashkëmoshatarë nga universitete të tjera të Shqipërisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›