E Diel, 1 Nëntor 2026

Revolta e studentëve, mijëra të rinj në protestë te Ministria e Arsimit, i vihet flaka disa koshave, thirrje për dorëheqje (VIDEO)

Mijëra studentë dhe të rinj janë mbledhur në protestë para Ministrisë së Arsimit, ku vijojnë thirrjet kundër qeverisë dhe kërkesat për dorëheqjen e saj.

Protesta është shoqëruar edhe me tensione, pasi disa kosha mbeturinash janë përfshirë nga flakët.

Protestuesit kanë hedhur thirrje kundër kryeministrit Edi Rama dhe anëtarëve të qeverisë, ndërsa në tubim janë bashkuar edhe qytetarë e mbështetës të Partisë Demokratike.

Studentët vijojnë protestën, e cila prej 19 ditësh ka në fokus kërkesën për largimin e qeverisë.

© BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›