Revolta e studentëve para ministrisë së Arsimit, të rinjtë: Po na qëllojnë me plumba gome
Situata para Ministrisë së Arsimit në Tiranë është tensionuar gjatë protestës së studentëve, ku të rinjtë pretendojnë se efektivët e Policisë po qëllojnë ndaj tyre me plumba gome.
Siç shihet edhe në pamje, ka qenë një efektiv policie i cili drejton pushkën në drejtim të protestuesve.
Protestuesit kanë shprehur revoltën e tyre gjatë përballjes me forcat e rendit, ndërsa tensionet vijnë pas disa ditësh protestash të shoqëruara me përplasje dhe përdorimin e gazit lotsjellës dhe ujit me presion nga Policia.