E Diel, 1 Nëntor 2026

“Kupola e krimit, Balluku, Balla, Manja kundër zgjidhjes politike”- Berisha: Kanë angazhuar kriminelët kundër studentëve dhe gjimnazistëve! Dorëheqje e menjëhershme e Ramës

Kreu i PD-së Sali Berisha me anë të një deklarata publike thekson se zërat për zgjidhje politike të situatës pas këtyre ditëve protestë, brenda PS janë shtuar.

berisha proteste

Por sipasi tij, kupola kriminale, Balluku, Balla, Manja janë kundër zgjidhjes.

Ata thotë Berisha, takohen çdo ditë te Vila e Kuqe në periferi të Tiranës, dhe madje kanë angazhuar koordinator në vend të Ergys Agasit për të vendosur kriminelët dhe trafikantët kundër studentëve dhe gjimnazistëve.

Deklarata e Berishës:

Kupola e Krimit në Partinë Socialiste kundër dorëheqjes së Padrinos dhe zgjidhjes politike, mban peng vendin

Deklaratë e Partisë Demokratiketë Shqipërisë

Zërat brenda Partisë Socialiste në favor të një zgjidhjeje politike, domethënë për dorëheqjen e menjëhershme të Ramës si kryeministër i vendit, si kusht për të shmangur një krizë katastrofike, dy-tre ditët e fundit janë shtuar dhe vazhdojnë të shtohen. Në të vërtetë, këta zëra janë edhe brenda në qeveri dhe në grupin parlamentar.

Por kupola e krimit e PS-së, Lubi Balluku, Taulant Bego Yaris, Ulsi Manja, janë kategorikisht kundër. Kjo kupolë mblidhet rregullisht çdo ditë për orë të tëra në Vilën e Kuqe; së bashku me ta është edhe Oltion Bistri, të cilit i është ngarkuar roli i kordinatorit të karteleve të drogës dhe organizatave kriminale, që kishte Ergys Agasi. Oltion Bistri këto ditë është marrë me angazhimin e kriminelëve, vrasësve dhe trafikantëve kundër studentëve dhe gjimnazistëve në protestë.

Partia Demokratike kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës si kushtin e të gjitha kushteve për parandalimin e përshkallëzimit të rrezikshëm të krizës më të rëndë të vendit, si dhe paralajmëron kupolën e krimit të PS-së se për çdo përshkallëzim të mëtejshëm do të mbani, krahas Padrinos, përgjegjësinë kryesore.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›