Lezhë, prangat 21-vjeçarit, kishte kryer vrasje në 2009-ën

Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës pasi akuzohet për vrasjen e një personi në vitin 2009.
Burime nga policia e Lezhës bëjnë me dije se është arrestuar 21-vjeçari Shkëlzen Biba lindur në fshatin Kashnjet të rrethit Lezhë.
Ndalimi i tij u bë pasi nga hetimet e bëra, dyshohet se 21-vjeçari në bashkëpunim me persona të tjerë, ka bërë vrasjen e shtetasit L.B, ngjarje e ndodhur me datë 28.12.2009, në vëndin e quajtur Ura e Matit në fshatin Shënkollë të rrethit Lezhë.
Ndërkohë materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale të "Vrasjes me paramendim”,në ngarkim të 21-vjeçarit Shkëlzen Biba.