Revoltohen studentët para ministrisë së Arsimit, të rinjtë i vendosin zjarrin koshave të mbeturinave
Situata është tensionuar para Ministrisë së Arsimit, ku studentët kanë djegur kosha mbeturinash gjatë tubimit.
Protesta vijon në kuadër të ditës së pestë të mobilizimit të studentëve dhe qytetarëve kundër qeverisë, ndërsa gjatë ditëve të mëparshme janë regjistruar përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Të rinjtë vijojnë të shprehin pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisë, ndërsa situata para institucionit paraqitet e tensionuar.