“Rama, jep dorëheqjen!”- Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës te Ministria e Arsimit
Studentët e Mjekësisë i janë bashkuar ditën e sotme protestës kundër qeverisë, duke marshuar drejt Ministrisë së Arsimit me thirrjet “Rama, jep dorëheqjen!”.
Kjo është dita e pestë e protestave në vend, të cilat gjatë ditëve të kaluara janë shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe Policisë së Shtetit.
Gjatë tubimeve të mëparshme në Tiranë janë regjistruar incidente, ku protestuesit dhe efektivët janë përballur mes tyre, ndërsa policia ka përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmat.