E Shtunë, 31 Tetor 2026

Revolucion te Bayern, 7 lojtarë largohen?

Bayerni po përgatit një revolucion të skuadrës. Menaxheri Christian Nerlinger nuk po i jep asnjë shans 7 lojtarëve, që vazhdojnë t`i bëjnë shoqëri stolit dhe për më tepër kontrata e tyre skadon në verën e ardhshme: sulmuesi Miroslav Klose, kontrata e të cilit skadon në verë dhe s`ka asnjë sinjal për qëndrim të mëtejshëm.
 

Dy portierët Kraft dhe Jorg Butt ndihen të pasigurt, gjithashtu mesfushorët Ottl dhe Altintop ndodhen të pa shpresë. Mbrojtësit Breno dhe Van Buyten, të pakënaqur nga stoli i rezervave, po luftojnë për të mbajtur pozicionin, por shpresat janë të pakta. Menaxheri bavarez, Christian Nerlinger, po planifikon goditjet e duhura për sezonin e ardhshëm.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›