Rexhep Qosja promovon librin Shqipëria dhe Kosova si janë dhe si duhet të jenë
I frymëzuar nga vepra e Sami Frashërit, Shqipëria çka qënë,ç`është dhe çdo të bëhet Rexhep Qosja ka promovuar librin e tij më të titull Shqipëria dhe Kosova si janë dhe si duhet të jenë. Autori në këtë vepër është frymëzuar nga ndodhitë në trojet shqiptare në këto 20 vite.
Ndërsa dita kur filloi të shkruante veprën është 21 janari i vitit 2011,ditë për të cilën ai u shpreh i tmerruarr sesi shteti vrau qytetarët e tij. Sipas Qoses kjo ishte dita kur vdiqën idealistët dhe fituan gjënjeshtarët,ndërsa tani trojet shqiptare kanë nevojë për rilindje morale.
I pranishëm në promovim kryetari i opozitës Edi Rama shprehu vlerësimin për kritikën që bën Rexhep Qoses karshi klasës politike. Kritikë e cila sipas Ramës duhet të gjejë vend tek ata që kanë më shumë përgjegjesi për fatet e vendit.
Në librin e tij Qose shpreh indinjatën për klasën kombëtare politike, e cila në 20 vjet nuk ka mundur ti japë një demokraci të shëndetshme Shqipërisë dhe Kosovës.