Bode: Rama maniak i taksave të larta, jeni pushtuar nga frika e humbjes së zgjedhjeve
Ndërsa debati në parlament mori një rrjedhë krejt tjetër, duke lënë në hije cështje të rëndësishme të rendit të ditës, si propozimi i paketës fiskale, numri një i Financave Ridvan Bode nga foltorja e parlamentit ka lëshuar akuza në drejtim të opozitës se janë kapur nga paniku i humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit. Bode nuk e ka kursyer edhe ironinë për të majtën e bashkuar, ku u shpreh se situata e tensionuar është pasojë e ngjalave dhe verës së pirë në Durrës.
Ju sot nuk folët për ekonominë dhe uljen e taksave, por folët për humbjen e zgjedhjeve. Edi Rama sa herë bëhet fjalë për ulje taksash bën tellall në parlament, as nuk i skuqet as nuk i nxihet faqja kur u thotë shqiptarëve më votoni se do ju rrisë taksat, do aplikojmë taksën progresive. Ai është killer biznesi, është maniak i taksave të larta, është rritës serial i taksave. Si ka mun dësi që eksportet nga 5 miliardë lekë që i kishit ju ,janë 14 miliardë lekë. Është politika e taksave të ulta që bëri të mundur rritjen e ekonomisë dhe eksporteve. Vetë e hëngrët ngjalën, e pitë dhe verën dhe tani që po u del vera keni filluar të qaheni, o lele vota, o lele Komisioni se e keni kuptuar se nuk jeni dhe aq të fortë. Po nju del vera e pirë me ngjalën dhe po e kuptobni se jeni shumë larg fitores dhe skeni për të fituar tha Bode.
Ministri i Financave shtoi më tej se nëse Shqipëria i shpëtoi recesionit, kjo është vetëm meritë e politikave fiskale dhe reformave të ndërmarra nga qeveria, objektiv të cilin synon edhe paketa fiskale e sjellë në parlament.
Qeveria ka ulur taksat, cfarë bëri që Shqipëria të jetë mes tre vendeve që nuk u prek nga kriza. Tashmë kemi sjellë këtë paketë fiskale për të mbajtur ekonominë jashtë vorbullës së krizës. Kemi ndryshuar ligjet e taksave sa herë që i është dashur ekonomisë. Kjo dëshmon se qeveria ka pasur instrumenta për t’u mbrojtur nga kriza.Paketa fiskale ka si synim rritjen e prodhimit dhe të punësimit.Bujqësia përfitoi nga kriza globale, duke rritur eksportet dhe të ardhurat,dy masa thelbësore për të ruajtur fuqinë blerëse. U hoq tatimi mbi të ardhurat deri në 300 mijë leke dhe u ulën taksat e makinave tha ai.