Rexhepi: Dy policët kosovarë u liruan. Mbërrijnë në Kosovë
Të tjera rreth shkrimit FOTO - Nga momenti i arrestimit Rrëmbimi i policëve kosovarë, KFOR nis hetimet në Merdarë Flet polici nga burgu serb: Ishim në territorin kosovar Ministria e Jashtme Shqiptare: Akt kriminal, të lirohen policët LSI e AK: Provokim i Serbisë, të ndërhyjë Tirana
PRISHTINE- Lirohen policët kosovarë. Fillimisht lajmi për shqiptarja.com u konfirmuan sot në orën 13: 00 nga Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovë. Ministri Bajram Rexhepi shtoi se informatën e mori nga shefi i EULEX-it, Ksavier de Marnak.
Vetëm gati 30 minuta më vonë, rreth orës 13: 34 minuta zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hauton, konfirmoi për europa e lirë se ishte bërë transporti i policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri,nga qyteti i Prokuples, për në territorin e Kosovës.
Ora 14: 39 POLICET NE STACIONIN POLICOR TE LLUZHANIT
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Arbër Beka deklaron se " Policet tashmë kanë hyrë në Kosovë dhe ndodhen në Stacionin Policor të Lluzhanit."
ORA 13: 01 LIROHEN POLICET
Policët Shukri Bunjaku dhe Sami Beqiri, aktualisht janë duke i kryer procedurat e nevojshme për tu bartur nga Policia e Serbisë në atë të EULEX-it, dhe sipas Rexhepit, pasdite pritet të arrijnë në Kosovë. Dy policët e njësisë kufitare të Kosovës, të rrëmbyer nga xhandarmëria serbe të shtunën në rajonin e Merdarit, i janë dorzuar EULEX-it dhe së shpejti do t’u bashkohen familjeve. Ata pasdite do të kthehen në Kosovë.
ARRESTIMI TE SHTUNEN
Dy policët kosovarë u arrestuan të shtunën paradite nga policia serbe dhe sot do të dilnin para gjykatës së Kurshumlisë, ne Serbi. Autorietet kosovare deklaruan se dy policët, Shukri Binaku dhe Sami Beqiri u rrëmbyen teksa po patrullonin në vijën kufitare, e cila edhe 13 vjet pas luftës mbetet e pashënuar, dhe se hetimet e ndërkombëtarëve EULEX, e KFOR do ta vërtetojnë. Ndërsa ministri i Brendshëm Ivica Daçiq pat deklaruar se dy policët kishin shkelur zonën e gjelbër, sipas tij, duke shkelur marrëveshjen ushtarako - teknike të Kumanovës të nënshkruar nga Serbia dhe NATO më 1999, sipas së cilës në këtë brez mund të lëvizin të armatosur vetëm KFOR-i dhe forcat serbe.
EULEX: HETIMET DO TE VAZHDOJNE
Zëdhënësi i EULEX-it, Nikollas Hauton tha se hetimet për rrethanat e arrestimit do të vazhdojnë, por përjashtoi mundësinë që raporti final të jetë publik. Hauton nuk dha as ndonjë afat kohor se kur mund të jetë gati raporti në fjalë. KFOR-i, i cili gjithashtu po vazhdon hetimet për rrethanat e arrestimit të policëve, sipas Rexhepit, do t’i bëjë të ditura të gjitha detajet në një raport zyrtar.
/rg/sg/shqiptarja.com/