E Diel, 1 Nëntor 2026

Rexhepi Incidenti ne Mitrovice ka lidhje me negociatat Prishtine-Beograd

Prishtine Ministri i Brendshem i Kosoves theksoi se Veriu nuk do te vihet ne diskutim

Ministri i Puneve te Brendshme te Kosoves Bajram Rexhepi tha se incidenti i fundjaves ne veri te Mitrovices mund te kete lidhje me bisedimet e paralajmeruara ndermjet Prishtines dhe Beogradit per ceshtje te interesit te perbashket. Por Rexhepi perseriti edhe qendrimin e Prishtines zyrtare se pervec paketes Ahtisaari nuk ka asnje gje tjeter cka te bisedohet. Mund te bisedojme per bashkepunim midis dy shteteve por ne asnje menyre nuk lejojme qe ata te perzihen ne punet tona te brendshme tha Rexhepi ne nje interviste per BBC-ne. Ai tha se njesite e policise nuk kane perdorur forcen proporcionale ndaj shkaktareve te trazirave te dhunshme te cilet ende nuk jane kapur. Mekanizmat nderkombetare tha ministri Rexhepi kane premtuar arrestimin e shkaktareve te dhunes te cilet gjate trazirave kane perdorur edhe arme zjarri dhe kane shtene edhe nga snajperet. Rexhepi tha se pergjegjes per rendin dhe ligjin ne kete pjese te Kosoves jane policia vendore EULEX-i dhe KFOR-i si dhe theksoi se kushdo qe u kundervihet atyre do te marre denimin e merituar.

Dy dite pas trazirave situata e pergjithshme e sigurise ne Mitrovice paraqitet relativisht e qete. Ende nuk ka ndonje te arrestuar ne lidhje me trazirat e se shtunes ne mbremje qe paten per pasoje lendime ne njerez dhe automjete te demtuara. Gjate dites se diel nuk ka pasur ndonje incident serioz qe vlen te permendet. Jeta eshte zhvilluar normalisht ura e Ibrit ka qene e qarkulluar nga te dyja anet pa ndonje problem tha dje zedhenesi i Policise se Kosoves per rajonin e Mitrovices Besim Hoti. Ndryshe trazirat filluan kur qindra qytetare nga te dyja anet e qytetit te Mitrovices u tubuan te shtunen ne mbremje pas perfundimit te ndeshjes gjysme finale te basketbollit te kampionit boteror mes Turqise dhe Serbise me crast pati incidente te ndryshme. Incidenti fillestar eshte raportuar rreth ores 2235 kur qindra qytetare te komunitetit serb dhe atij shqiptar te tubuar ne afersi te ures mbi lumin Iber filluan te hedhin gure dhe te ofendojne njeri-tjetrin. Krahas gureve dhe gjesendeve te tjera te forta te perdorura nga pjesemarresit eshte raportuar edhe per te shtena me arme zjarri nga lokacione te ndryshme. Nje pjesetar i komponentit policor te EULEX-it eshte plagosur si rezultat i ketyre te shtenave ndersa nje pjesetar i Policise se Kosoves ka pesuar lendime te lehta trupore si rezultat i goditjes me gure nderkohe qe se paku pese persona te tjere sipas policise jane lenduar lehte si rezultat i shkembimit te gureve ne mes grupeve te perfshira ne incident. Nga hedhja e gureve jane shkaktuar edhe deme materiale me demtimin e kater automjeteve te Policise se Kosoves. Situata eshte vene nen kontroll pas nderhyrjes se forcave policore te Njesive Speciale Operative te Kosoves EULEX-it dhe KFOR-it ndersa eshte vene ne perdorim edhe nje sasi e vogel e gazit lotsjelles per te shperndare grupet e qytetareve te tubuar.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›