E Diel, 1 Nëntor 2026

Hyseni dergon 122 kerkesa per njohjen zyrtare

Ministri i Jashtem i dergon leter formale edhe Federates Ruse

Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves Skender Hyseni u ka derguar kerkese zyrtare 122 shteteve te botes qe nuk e kane njohur Kosoven te marrin vendimin zyrtar. Hyseni ende po qendron ne Nju Jork ku po zhvillon takime te shumta me perfaqesues vendesh te ndryshme te akredituar prane Organizates se Kombeve te Bashkuara vecanerisht ne kontekst te miratimit te rezolutes se Asamblese se Pergjithshme ne lidhje me mendimin keshilledhenes te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise. Hyseni u eshte drejtuar me nje leter ministrave te Jashtem te shteteve anetare te Kombeve te Bashkuara qe ende nuk e kane njohur formalisht Republiken e Kosoves perfshire Federaten Ruse. Nje leter i eshte derguar edhe sekretarit per marredhenie me shtetet te Selise se Shenjte. Gjate mengjesit te djeshem te 122 letrat jane percjelle te misionet e perhershme te ketyre vendeve ne Organizaten e Kombeve te Bashkuara. Ne letren e tij ministri ka theksuar se Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara ne rezoluten e saj ka mirepritur mendimin keshilledhenes te 22 korrikut te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise ne lidhje me Deklaraten e Pavaresise se Kosoves. Kjo rezolute e asamblese e miratuar me konsensusin e shteteve anetare e forcon edhe me shume pozicionin nderkombetar te Republikes se Kosoves.

Thaci

Kryeministri i Kosoves Hashim Thaci tha dje se terheqja e draft-rezolutes se propozuar nga Serbia ishte nje lajm i mire per Kosoven por ne te njejten kohe ishte nje humbje e madhe per Serbine. Ne e kemi mirepritur rezoluten e re te sponsorizuar nga te gjitha vendet e BE-se dhe e perkrahur nga SHBA-te dhe vendet e tjera. Ky eshte hapi i pare i ndryshimit te kursimit te politikes se Serbise ne raport me Kosoven edhe me rajonin ka vleresuar Thaci para kabinetit qeverises.

Duke pranuar rezultatin qe njeh mendimin e GJND-se prej tyre 192 shtete kane njohur vullnetin e popullit te Kosoves per shtet te pavarur dhe sovran kane njohur sovranitetin dhe integritetin territorial te Kosoves u shpreh Thaci. Kjo rezolute e ka legjitimuar perfundimisht politikisht mendimin e GJND-se. Me kete rezolute OKB ka levizur pozitivisht ne qendrimin e saj ne raport me Kosoven dhe u ka hapur rruge edhe vendimeve te tjera qe e njohin vullnetin tone per shtet te pavarur dhe sovran. Rezoluta e fuqizon shtetin tone dhe garanton plotesisht teresine territoriale te Republikes se Kosoves. Rezoluta e re e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se hap perspektive per njohje te reja dhe per anetaresim te shtetit te Kosoves ne te gjitha institucionet dhe mekanizmat nderkombetare. Garantojme qytetaret tane se dilema per te ardhmen e Kosoves si shtet nuk ka se per qytetaret tane do te kete te ardhme te sigurt. Do te kemi perkushtim te plote per permiresimin e jetes se tyre per vazhdim te qeverisjes se mire te sundimit te ligjit te qeverisjes efektive te respektimit te implementimit te standardeve demokratike qofte ne politike ekonomi legjislacion ne menyre qe te pershpejtohet procesi i anetaresimit te shtetit te Kosoves edhe ne NATO edhe ne BE deklaroi Kryeministri i Kosoves.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›