E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Nuk kam ndërmend të jap dorëheqjen

PRISHTINE - Ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi reagoi pas përplasjes në Kuvend me Jakup Krasniqin.

Ministri Rexhepi tha se reagimet e Kryeparlamentarit vijnë pas aleancave të tij politike me disa parti, duke aluduar për Lëvizjen Vetëvendosje.
Ai ka akuzuar Kryetarin e Kuvendit se po keqpërdor institucionin më të lartë shtetëror.

“Kryetari i Kuvendit ma ka mohuar të drejtën për të reaguar ndaj kritikave që më i ka dhënë, duke keqpërdor foltoren e Kuvendit dhe duke akuzuar për diçka që nuk ka qenë fare e vërtetë.” - ka thënë Rexhepi, transmeton “Express”.

Ministri Rexhepi i është përgjigjur edhe thirrjes së Krasniqit për të dhënë dorëheqje. “Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje”, - ka thënë ai.

Ish-kryeministri Rexhepi ka folur edhe për luftën dhe meritat që po merren në emër të saj. Rexhepi ka thënë se në luftë ka qenë prej vitit 1996, ndërsa Jakup Krasniqi prej vitit 1999. 

“Në kohën kur ai ka shkruar komunikata nga bunkerët, unë kam qenë i ekspozuar në front ndaj rreziqeve të minahedhësve dhe gulinovave”, - ka shtuar ai.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›