U përdhunua dhe u dogj i gjallë, djaloshi tregon pas 12 vitesh agresorin
TEKSAS-U rrëmbye që në moshën 8-vjeçare, u përdhunua brutalisht për 2 javë dhe më pas agresori e vari në një pemë për ta djegur të gjallë. Kjo është historia e dhimbshme e Robbie Middleton, që vdiq nga një sëmundje lëkure, por që ruajti sekretin e tmerrshëm për 12 vjet. Rrëfimin tronditës vendos ta bëjë para se të vdesë me anë të një video 27 minuta, duke dënuar përjetësisht agresorin, e quajtur Don Collins. Robbie Middleton tregoi gjithë detajet që mbante mend nga historia e rrëmbimit të tij.
Autori i ngjarjes së tmerrshme, Don Collins, ishte ndërkaq në një proces gjyqësor për dhunën e ushtruar kundrejt një të mituri tjetër, por rrëfimi që u bë nga Robbie, shtoi mbi te dhe akuzën për vrasje.
Robbie u grabit ditën që mbushi 8 vjeç. Më pas kaloi një jetë duke kuruar plagët e trupit dhe të shpirtit, por para se të jepte frymën e fundit, tregon agresorin.
Djaloshi mbijetoi mrekullisht nga djegiet, por nuk i tregoi kujt për cfarë përjetoi në 2 javë rrëmbim që i lanë shenja të pashërueshme. Middleton vuajti nga kanceri që iu shfaq pas djegieve në masë të lëkurës që nuk arriti kurrë të shërohej plotësisht.
Në jetën e tij plot dhimbje, Middleton kreu rreth 200 operacione në trup, por në moshën 20 vjeçare trupi i tij nuk rezistoi më.
Nëna e Robbie që sot nuk jeton më, u përlot para një konference për shtyp dhe deklaroi se ‘drejtësia më në fund lëvizi në drejtimin duhur’.
(d.b/BalkanWeb)