E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi: Plani per EULEX te pranoje realitetin

Kryetari i Komunes se Mitrovices, Bajram Rexhepi ka deklaruar se plani per vendosjen e misionit EULEX ne Kosove duhet te pranoje realitetin e ri te krijuar ne terren.

Duke folur ne nje interviste per gazeten “Dnevnik”, Rexhepi ka theksuar se nje plan i tille nuk mund te implementohet pa miratimin e institucioneve te Kosoves.

“Ky plan duhet te pranoje realitetin. Ne nuk jemi kunder dialogut dhe gjetjes se kompromisit, por ekziston vija e kuqe nen te cilen as Prishtina nuk mund te kaloje”, ka pohuar Rexhepi.

Ai ka shtuar se ekziston mundesia qe ndonje nga shtetet anetare te perhershme te KS ta ndaloje planin e hartuar nga Beogradi dhe sekretari i pergjithshem i OKB.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›