E Diel, 1 Nëntor 2026

Bosnje, kercenim me vdekje dy zyrtareve

Disa zyrtare ne Bosnje e Hercegovine kane marre ditet e fundit kercenime me vdekje.

Lajmin e bejne te ditur mediat lokale, sipas te cilave zyrtaret e kercenuar jane kryetari i Partise per Aksion Demokratik, Sulejman Tihic dhe nenkryetari i Federates se BeH, Mirsad Kebo.

Sipas burimeve, lajmi eshte konfirmuar edhe nga Drejtoria e policise federale, e cila po shqyrton seriozitetin e kercenimeve.

Burimet shtojne me tej se Kebo mund te jete kercenuar per shkak te arrestimit te biznesmenit Senad Shahinpashic, nderkohe qe Tihic eshte shprehur se nuk ka ndonje ide se kush mund te fshihet pas ketij veprimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›