Rexhepi Situata ne veri po behet e padurueshme

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se çdo veprim për largimin e barrikadave të vendosura nga serbët e rebeluar në veri do të bëhet në koordinim me EULEX-it dhe KFOR-in.
Sipas Kosovapress, ministri Rexhepi theksoi se situata në veri ka nisur të bëhet e padurueshme.
Ndërkohë shefi i UNMIK-ut, Farid Zarid, ka kërkuar nga serbët e veriut që t’i heqin barrikadat.
Serbët e mbledhur në Jarinje kanë refuzuar ftesën, pasi për ta, sipas RTK-së, kjo për ta është e papranuar, sepse doganat dhe kufijtë janë simbole shtetërore. Zarid ka thënë se doganieri i Kosovës në pikëkalim nuk është operativ dhe se prania e tij nuk duhet t’i irritojë serbët.
Shefi i UNMIK-ut ka kërkuar nga serbët që protestat t’i kenë të qeta, ndërsa serbët “janë lutur që t’i mbrojë misioni i OKB-së, sepse nuk u besojnë misioneve tjera ndërkombëtare në Kosovë”, raporton “Beta”.
Pas largimit të Zaridit, ushtarët e KFOR-it kanë shtrirë telat me gjemba edhe mbi barrikadën në rrugën kryesore për Jarinje. Afro 20 serbë, kryesisht gra, janë shpërndarë pas këtij aksioni.
Ndërkohë dështimin e dialogut në Bruksel, Prishtina e sheh si një demaskim që i është bërë politikës së Beogradit, që sipas zyrtarëve kosovarë përmes krijimit të situatave konfliktuoze në veri, synonte arritjen e caqeve politike.
Këshilltari politik i kryeministrit, Dukagjin Gorani thotë se pala kosovare është e gatshme sërish që të vazhdojë dialogun, edhe pse sipas tij, ai u ndërpre përmes një politike destruktive.
Raundi i shtatë i dialogut teknik mes Prishtinës dhe Beogradit u anulua, pasi as BE-ja dhe as SHBA-të, si ndërmjetëse në këtë dialog, nuk pranuan kërkesën e Serbisë që të flitej për gjendjen e krijuar në portat kufitare në veri.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova KFOR kontroll trenit në veri
Pjesëtarë të KFOR-it kanë kontrolluar për herë të parë të enjten pasdite trenin me udhëtarë që qarkullon në relacionin Kralevë-Zveçan. Serbia: OKB të hetojë në Veri
Serbia kërkon një hetim nga Kombet e Bashkuara lidhur me incidentet në pikëkalimin kufitar të Jarinjës, ku u plagosën disa ushtarë të KFOR-it dhe serbët që kishin vendosur barrikadat. Kosovë, vijon operacioni anti-pirateri
Policia e Kosovës ka vazhduar edhe të enjten hetimet dhe aksionet kundër piraterisë televizive. Zyrtarët policorë konfirmuan se në kuadër të hetimeve gjatë ditës së enjte janë intervistuar disa nga të arrestuarit e një dite më parë. Në familjen e dëshmitarit “X”
Karrikja e mbuluar me peshqirë, në traditën kosovare tregon mort. Vdekja që ka rënë në pragun e kësaj shtëpie ka tronditur mbarë opinionin kosovar. Cooper, sërish në Prishtinë e Beograd
Ndërmjetësi i Bashkimit Evropian në bisedimet Kosovë-Serbi, Robert Cooper do të vizitojë së shpejti Prishtinën dhe Beogradin.
Lajmet kryesore
Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
Presidenti deklaron kthimin në politikë
Familja e gjyqtarit Konomi: Të rrezikuar për jetën
Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Korçë, biznesi hap dhe mbyll aktivitetin