Topi pritje ne Pallatin e Brigadave

Presidenti i Republikës Bamir Topi organizoi sot në mesditë një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e 40 vjetorit të themelimit të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Europës, në të cilin merrnin pjesë Presidenti i Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Europës, Kardinal Peter Erdo, Ambasadori i Selisë së Shenjtë në Tiranë, Imzot Ramiro Moliner Ingles, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot Rrok Mirdita dhe përfaqësues të tjerë të lartë të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Vendeve Europiane.
Për të përkujtur 40 vjetorin e themelimit të Këshillit të Konferencës Ipeshkvnore Europiane, përfaqësuesit më të lartë të tij zgjodhën Tiranën, takim që përkon edhe me 20 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Vatikanit.
Ndërsa risolli në kujtesë situatën e vështirë të feve në vendin tonë deri 20 vjet më parë, Presidenti Topi u ndal veçanërisht në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Vatikanit dhe në frymën e tolerancës fetare që ekziston sot në Shqipëri mes katolikëve, ortodoksëve dhe myslimanëve.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
Presidenti deklaron kthimin në politikë
Familja e gjyqtarit Konomi: Të rrezikuar për jetën
Bulqizë, minatorët dalin nga greva e urisë
Rexhepi: Situata në veri, po bëhet e padurueshme
Korçë, biznesi hap dhe mbyll aktivitetin