E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rexhepi Vizat kemi plotesuar kushtet

Autoritetet kosovare kanë deklaruar se do t’u kërkojnë përfaqësuesve të Komisionit Evropian që të jenë më aktivë në cështjen e liberalizimit të vizave me Kosovën.

Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi është shprehur se Kosova ka plotësuar tashmë të gjitha kushtet teknike për t’u përfshirë në këtë proces.

Megjithatë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që, për shkak të eksperiencës së BE me Maqedoninë dhe Serbinë, Kosova të pësojë dëme anësore.

“Ne presim me të drejtë që në pjesën e parë të vitit të ardhshëm të plotësojmë kushtet teknike, por duke parë cfarë ka ndodhur deri tani, mund të ketë edhe dëme anësore”, ka pohuar Rexhepi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›