E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hungari, vijon procesi ndaj 96-vjeçarit Sandor Kepiro

Ka vijuar sot në Hungari procesi gjyqësor për krime lufte ndaj 97-vjeçarit Sandor Kepiro. Procesi ka vazhduar sot në Budapest pasi mjekët kanë vlerësuar se i akuzuari gëzon shëndet të mirë dhe mund të jetë i pranishëm në seancë.

Sandor Kepiro, po gjykohet për dyshimet se ka qenë i përfshirë në vdekjen e 36 personave në qytetin verior serb, Novi Sad, gjatë një bastisjeje nga forcat okupuese pro naziste, në janar të vitit 1942. Gjatë këtyre bastisjeve, vlerësohet se janë vrarë mijëra persona.

I dyshuari i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Kepiro ishte kthyer në Budapest në vitin 1996, pasi kishte jetuar me dekada në Argjentinë.

Procesi ishte pezulluar përkohësisht javën e kaluar rreth pretendimeve se ai është në gjendje jo të mirë mendore dhe nuk është në gjendje të ndjekë procesin gjyqësor.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›