E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezart Taçi sulmon Shkullakun e Bushatin: Shpifës frikacakë

Rezart Taçi, pronar i televizionit AS dhe i njohur në fushën e biznesit në Shqipëri për shkak të hetimeve dhe dyshimeve ndaj tij për naftën, ka akuzuar dy kolegë gazetarë, Armand Shkullaku dhe Andi Bushati për atë që ai e konsideron sulm ndaj personit të tij.

“Shpifës frikacakë të medias shqiptare, me lapsa majëthyer, vazhdojnë të godasin këdo që nuk është "mik" darovitës i tavolinës së tyre. Andi Bushati dhe partneri i tij Armand Shkullaku për fatin e tyre të keq nuk reshtin së dështuari profesionalisht. Në shkelje të plotë të etikës së medias ata mashtrojnë qëllimisht opinionin publik”.

E ka fjalën për një artikull të botuar te portali "Lapsi.al" nën titullin “Taçi largon Cassanon nga Parma, nuk i jep paratë” ku për Taçin thuhet se ky i fundit nuk i ka bërë pagesat futbollistit. “Sikundër kam bërë edhe më parë me shpifjet e përsëritura, sfidoj publikisht çiftin Bushati- Shkullaku, në një përballje televizive, formatin e të cilit po e lë në zgjedhjen e tyre. Por, asnjëherë nuk do të pranoj të ulem në tavolina dallaveresh, ku njerëz të vetëveshur me pushtet mediatik janë mësuar të fusin duart në xhepin e të tjerëve” shprehet Rezart Taçi.

Konflikti mes Andi Bushatit e Rezart Taçit është i hershëm. Ai është përplasur edhe fizikisht me gazetarët (mes tyre edhe Mero Baze) disa vite më parë, në një çështje që kaloi edhe nga organet e drejtësisë. Konflikti atëkohë, ndodhi në ambientet e Bar Cappriccio në Tiranë, në zemër të Bllokut, ku të dy palët u gjendën në lokal.

Sondazh

A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?

  •                                                                         Po
    
    •                                                                     Jo
      
      •                                                                 Nuk e di
        

Lexo gjithashtu

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›