Rezarta Shkurta, 82 orë punë të detyruar për rrahjen e Rozana Radit
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar një dënim me 82 orë punë të detyruar për këngëtaren Rezarta Shkurti, e cila akuzohet për rrahjen e Rozana Radit. Akuza që ka ngritur prokuroria ka qenë plagosje e lehtë me dashje.
Përplasja fizike mes dy këngëtareve ka ndodhur mesnatën e 5 dhjetorit 2010 pranë digës së Liqenit Artificial. E pandehura Rezarta Shkurti e ka goditur me grushta në pjesën e fytyrës shtetasen Rozana Radi, thuhet në pretencën e prokurorisë. Radi është dëmtuar, kurse Shkurta nuk ka pasur dëmtim. Mësohet se sherri ka nisur pas një konflikti të mëparshëm mes tyre në emisionin Vip Shtëpia në Kosovë.
Ndërkohë Shkurta thotë se gjykata do i japë pafajësinë pasi ajo nuk e ka dhunuar kolegen. Kurse Rozana Radi tha se donte që Shkurta të shpallej fajtore, por … nuk donte që ajo të dënohej apo gjobitet. Ajo tha se nuk do ti bëjë keq njeriu, edhe pse vetë e ka denoncuar në prokurori ngjarjen. Sipas saj, nëse Shkurta dënohet, ajo do fshijë rrugët bashkë me të.