Rezarta dhe Ermali nuk e dinë kur janë martuar me njëri-tjetrin!
Mirë që është martuar Rezarta dhe Ermali, po kur? Në deklaratën e policisë, që gjendet në Gjykatën e Tiranës, rreth çështjes Rozana Radi- Rezarta Shkurta, mes të tjerave më ra sy një detaj jo pak interesant. Rezarta dhe Ermali kishin disa mospërputhje në deklarimet e tyre. Mospërputhje që nuk kanë të bëjnë me sherrin si ka ndodhur, kush ka qëlluar më parë, kush u lëndua, kush shau më shumë e kush më pak… jo s’ka lidhje me këto. Është shumë më personale. Përshembull si do të reagonit, nëse do t’u thoshim që ata të dy nuk e dinë as vetë se kur janë martuar. Eh… përsos fjalëve që qarkullojnë nga gojët e liga, se ata të dy bashkëjetojnë e nuk janë kurorëzuar ende në martesë, ja se çfarë deklarojnë secili: Ermali: “Unë jam njohur me shtetasen Rezarta Shkurta, që para 5 vitesh dhe kam rreth 3 vjet që jam martuar me të. Që para 4 vitesh, ne jetojmë bashkë me Rezartën në një apartament”. Ndërsa Rezarta shprehet: “Unë jam e martuar me shtetasin Ermal Hoxha që prej rreth 2 vitesh. Me këtë shtetas, bashkëjetoj që prej 5 vitesh dhe e kemi banesën e përbashkët… “ Normalisht kur kurorëzohen dy persona, jo vetëm e dinë mirë sa vjet kanë që janë martuar, por datën e celebrimit e mbajnë mend dhe e festojnë në vitet në vijim… Gjithsesi, në këtë rast, komentet tona do të ishin të tepërta!