E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta kërkon spjegime nga Miri dhe Enxhi

04/03/10 22:30

Rezarta dhe Jetmiri diskutojnë për bisedën që u bë mes saj dhe Bledit. Ajo shprehet se ai i kishte kërkuar sqarime e sipas saj, secili ka të drejtë që të sqarohet e të kërkojë sqarime. Rezarta shprehet se kur i fut të tjerët në lojë, detyrimisht kur të kërkojnë sqarime, duhet tu japësh. Jetmiri ia kthen se i ka thënë edhe më parë që ajo të mos kërkojë gjithnjë pse-në e atyre që ndodhin, por ajo thotë se do përgjigjet për pyetjet që ka. Unë ti kam dhënë, po deshe dëgjoi, po deshe jo- shprehet Jetmiri dhe largohet nga biseda.
Biseda rifillon sërish, por tani edhe në prani të Enxhit. Rezarta është ulur përballë tyre dhe i pyet se si realisht u nis ajo lojë dhe se qëllimi kryesor për të cilën u bë, asnjëherë nuk u realizua deri në fund. Ajo shprehet se gjithë loja u bë për Enxhin, që të shihte fytyrat e vërteta të banorëve e të përballej më pas me ta për ato që kishin thënë më parë apo më pas. Enxhi shprehet se e pa kur banorët më parë e vunë Rezartën përpara me pyetjet që po i bënin dhe thotë se kur pa se ajo nuk po ia dilte më dot atyre, vendosi që të ndërhynte, por të tjerët nuk po e lejonin. Ajo i thotë Rezartës se shkoi në tualet me Mirin për disa arsye personale dhe kur dolën, panë se të gjithë po i shihnin shtrembër e nga kjo menduan të shihnin se si do reagonin të tjerët nëse ata nuk sqaroheshin që në fillim se si ishte ngjarja dhe këtë gjë, Enxhi ia ka thënë edhe banorëve të tjerë. Kjo u bë për të cjerrë maskën e këtë gjë e kam thënë në sy të të tjerëve gjithnjë- shprehet ajo dhe shton se kjo gjë nuk u nis si e tillë, por u kthye në të tillë nga reagimet e banorëve. Rezarta e akuzon Enxhin se nuk u përball asnjëherë me banorët për ato që kishte ndërmend, por Enxhi shprehet se tia thuash në sy banorëve se përse u bë loja, është një formë përballjeje. Miri ndërhyn dhe i thotë Rezit se ajo nuk duhej të kishte folur me banorët e tjerë jo në prezencë të tij, pasi do ua përplaste ai në fytyrë të gjitha. Rezarta pyet sërish Enxhin se pse ajo nuk i ka përmendur asnjëherë me banorët ato fjalët për të cilat duhej të ballafaqohej me ta, por vetëm deri tek pjesa që ishte lojë. Miri ndërhyn sërish dhe thotë se këtë gjë ia ka ndaluar ai Enxhit sepse sipas tij, nuk është ende koha që ai ta hapë një debat të përmasave të tilla sepse për të do ishte shkatërruese se është në nominim dhe se të gjithë do i ktheheshin kundër, madje edhe familjarët e tyre do i kishte kundër. Rezi shprehet se me ato që po bën ai, jo vetëm familjarët e tyre, por edhe të tjerë i ka kundër.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›