E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezarta xheloze për Enxhin

24/02/10 22:20

Jetmiri thërret Rezartën që të bisedojnë sepse e sheh që ajo është e nervozuar me Enxhin pasi është bërë mjaft xheloze për të se pa Mirin edhe Enxhin sëbashku në dhomë . Ata shkojnë në dhomën e gjumit ku qëndrojnë vetëm që të flasin të dy. Rezarta është e nervozuar dhe tregon se ajo e ka provokuar me fjalët e saja si më parë kur folën bashkë edhe gjatë lojës me shishe. Ajo mendon se Enxhi ka hyrë në shtëpi vec për të prishur marrëdhëniet e të tjerëve dhe për ti bërë vajzat xheloze dhe shton se me këtë mënyrë ajo smund të fitojë pikë. Miri e këshillon që të qetësohet dhe i thotë se ndaj provokimeve të saja, më e mira që duhet bërë është të ruash qetësinë. Rezarta e nxehur tregon se ajo dëshiron që të jetë në qendër të vëmendjes dhe me fjalët që tha, e kishte bërë të dukej sikur nuk mban dot një mashkull. Miri e qetëson dhe i thotë se edhe në jetën reale ndodhin këto provokime, por shton se nëse ai nuk ia var Enxhit, atëherë edhe ajo do heqë dorë prej tij. Ai i thotë Rezartës se nëse dëshiron një provë besimi nga ai, do ia japë, cfarëdo që të kërkojë, por Rezarta ia kthen se për të krijuar besimin i duhet kohë. Miri e pyet nëse dëshiron që ai të mos flasë më me Enxhin, por ajo i përgjigjet se nuk është kundër shoqërimit dhe bisedës ndërmjet të dyve, por mendon se Miri mund ti ketë lënë shkak Enxhit që ajo sillet në këtë mënyrë. Ai i thotë se ia ka bërë të qartë të gjithëve se ata të dy janë të lidhur dhe shton se gjithashtu nuk e dinte që Enxhi kishte ndjenja për të, pasi nuk ia ka shprehur ndodnjëherë. Miri premton se do përpiqet që të përmirësojë situatën dhe të sqarohet me enxhin dhe i kërkon Rezartës që të mos kushtëzohet nga kjo që ndodhi për të prishur harmoninë e saj në shtëpi. Diskutimi ndërmjet të rinjve fillon e përmirësohet dhe duket sikur qetësohen me njeri-tjetri. Në fund ata puthen dhe e harrojnë këtë bisedë. if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›