E Diel, 1 Nëntor 2026

Rezervuarët arrijnë kapacitetin maksimal, ujë i mjaftueshëm për vaditje në Korçë, fermerët optimistë për prodhimin bujqësor

Ujëmbledhësi i Gjançit, një ndër më të mëdhenjtë në zonë, ka arritur plotësisht kapacitetin e tij, duke garantuar furnizim të qëndrueshëm për të gjitha sipërfaqet bujqësore që mbulon.

Të dy krahët e kanalit vaditës funksionojnë normalisht, duke çuar ujë në tokat nga Pulaha deri në Melçan dhe nga Floqi deri në Drenovë.

Fermerët theksojnë se kjo do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit bujqësor, sidomos për kulturat kryesore si perimet, drufrutorët dhe misri.

“Po si vjet viti s’ka qenë i keq”, u shpreh një fermer.

Ndërkohë Ndërmarrja e Shërbimeve Publike në bashkinë Korçë ka marrë masa shtesë për mirëmbajtjen dhe pastrimin e kanaleve vaditëse, duke siguruar shpërndarje efikase të ujit në çdo parcelë. Aktualisht, në qarkun e Korçës janë në administrim rreth 120 rezervuarë, të cilët këtë vit kanë arritur kapacitetin e plotë, duke krijuar kushte optimale për një sezon bujqësor të suksesshëm.

Gazetare: G. Manushi  

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›