Rezoluta, Kukan: Presim rezultate, nuk duhet humbur më kohë
TIRANË - Kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Ballkanin, Eduard Kukan, theksoi sot gjatë konferencës për shtyp pas takimit të katërt ndërparlamentar të Komitetit të Stabilizim-Asocimit mes Shqipërisë dhe BE-së, se arritja e konsensusit për miratimin e një marrëveshjeje mes Shqipërisë dhe BE-së, është e rëndësishme dhe konfirmim i trendit pozitiv të poltikës shqiptare:
"Ky takim erdhi në një kohë kur sinjale pozitive po vijnë nga Tirana, sinjale që dy partitë politike kryesore gjetën mundësinë për të punuar sëbashku në parlament, për të formuar dy komitete për dy çështje të rëndësishme për të ardhmen e saj. Ka një vullnet të mirë politik për këtë qëllim", tha Kukan.
Sipas tij, “ka rëndësi që kodi elektoral të miratohet në kohë, përpara zgjedhjeve, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Jam i sigurt që kjo do të ndodhë sepse tani Komiteti është mbledhur dhe atmosfera e punimeve të tij ishte pozitive”, theksoi Kukan.
Gjithashtu rëndësi, sipas Kukan, ka edhe konsensusi për ligjet parlamentare që kërkojnë votimin me 3/5. “Është e nevojshëm të miratohet reforma në parlament në përputhje me legjislacionin e Parlamentit Evropian”.
“Takimi kishte një vullnet të qartë për të mirtatuar diçka që do të shprehë pozicionin për një vullnet të përbashkët. Tani mendoj se do të jetë e nevojshme të vazhdojmë këtë lloj punevijoi më tej Kukan.
Sipas tij, do të jetë luks nëse humbasim më tepër kohë. "Populli shqiptar meriton një pozitë më të mirë në BE. Mendoj se liderët politikë shqiptarë kanë filluar të sillen si të tillë dhe do të vijojnë kështu”, përfundoi Kukan.
(er.nu/BalkanWeb)