Korçë, zjarri përfshin një magazinë me rroba të përdorura
KORÇE - Një magazinë me rroba të përdorura është përfshirë sot nga flakët në pazarin karakteristik të Korçës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Tregtarët e dëmtuar dyshojnë se zjarri është i qëllimshëm, pasi në këtë magazinë mungon rryma elektrike.
“Zjarri është bërë nga jashtë, se në magazinë nuk ka pasur as rrymë. Tregtarët këtu janë njerëz shumë të mirë, ne shkojmë shumë mirë, nuk i vë dot gishtin asnjërit.” - deklaroi tregtari Kadri Iberhasa.
Së paku 11 milionë lekë është vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri në këtë magazinë, ndërsa policia tashmë ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(er.nu/news24/BalkanWeb)