Rezoluta çame, protesta para Kuvendit
Shoqata “Çamëria” dhe PDIU po zhvillon një protestë përpara dyerve të parlamentit në mbështetje të rezolutës çame. Protesta u paralajmërua dy ditë më parë nga kreu i kësaj shoqate, Ardian Tana, sipas të cilit miratimi i kësaj rezolute, duhet të jetë në plan të parë pas 70 vjetësh nëpërkëmbjeje dhe heshtjeje ndaj çështjes çame. Sipas tij, kjo zvarritje e pajustifikuar nuk mund të pranohet nga asnjë shqiptar.
Ndërkohë dje kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme, deputeti i PD-së, Fatos Beja, deklaroi se ekziston një rezolutë e Parlamentit shqiptar, që mban datën 26 mars 2004, e cila është një akt që ekziston dhe nuk mund të injorohet. Unë jam i vetëdijshëm se aty ka një problem për ju si nismëtar, sepse nuk është qarkulluar publikisht (për fakt të keq, edhe unë kur po shikoja materialet e mia, shkova ta certifikoja dhe pse pata shumë të vështirë një gjë të tillë). Nëse keni nevojë, ju jap një kopje të rezolutës së Parlamentit të vitit 2004. Duhet të shmangin diskutimet për të cilat janë miratuar në Parlament, deklaroi Beja. Kjo situatë u ka ardhur në mënyrë të papritur dy deputetëve të PDIU-së, Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri, të cilët ekspozuan një procesverbal të seancës së 4 prillit 2004, ku kryeparlamentari i asaj kohe, Servet Pëllumbi, shprehet se projektrezoluta nuk miratohet, pasi nuk mori votat e duhura. (vijon…)
11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)
Rezoluta çame, protesta para Kuvendit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email