E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ, Wollfarth: Do të kërkojmë sqarim për bazën ligjore. Sequi: Po shqyrtojmë çështjen

Gazeta Shqip

WollfarthKreu i prezencës së OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, ka paralajmëruar se do të kërkojë sqarime për vendimin që Komisioni i Ligjeve mori ditën e djeshme për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho.

Gjatë një prononcimi për mediat ambasadori Wollfarth thekson se duhet shpjeguar baza ligjore mbi të cilën PD-ja ka ndërmarrë këtë nismë ligjore, ndërkohë që ka apeluar që hapat e mëtejshme të ndërmerren me konsensusin e palëve. Do të kërkojmë sqarim për bazën ligjore për këtë vendim. Sigurisht që kjo kërkon kohë dhe duhet të merret me kujdes të madh dhe shpresoj edhe me konsensus. Çdo vendim duhet të merret me kujdes dhe me konsensus, tha ambasadori. Wollfarth apeloi që KQZ-ja dhe çdo anëtar i saj të shihet nga palët si apolitik.

Sequi:BE po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit, pasi të shqyrtojë çështjen do mbahet  një qëndrim zyrtar

Ndërsa për ambasadorin e BE-së Ettore Sequi është herët për të folur për vendimin e Komisionit të Ligjeve. Ai theksoi  se BE po ndjek me vëmendje zhvillimet e fundit në vend, dhe pasi të shqyrtojë çështjen do të mbajë një qëndrim zyrtar.

Në mbledhjen e një dite më parë të Komisionit të Ligjeve, u miratua me votat e mazhorancës kërkesa për largimin nga detyra e anëtarit të KQZ-së, të përfaqësuesit të LSI-së, Ilirjan Muho dhe zëvendësimit të tij me një prej dy kandidatëve të propozuar nga Partia Republikane: Klement Zguri dhe Patriot Çobo. Ndërkohë sot pritet që vendimi i djeshëm i Komisionit të Ligjeve të kalojë sot për votim në Kuvend.

11 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)

KQZ, Wollfarth: Do të kërkojmë sqarim për bazën ligjore. Sequi: Po shqyrtojmë çështjen burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›