Rezoluta e Internacionales Socialiste. Zgjidhja e krizës, radha e mazhorancës
Internacionalia socialiste përshendet hapat e PS për t’i dhënë fund krizës politike në Shqipëri dhe i kërkon maxhorancës të bëjë të njëjtën gjë. Ky ishte mesazhi që u përcoll nga rezoluta përfundimtare e mbledhjes së komitetit të Internacionales Socialiste për Evropën Juglindore që u mbajt të shtunën në Tiranë.
“Komiteti thekson thirrjes ndaj autoriteteve shqiptare që të lejojnë një hetim parlamentar tërësor dhe të plotë për të parë e trajtuar çështjet e ngritura, përfshirë ato që kanë të bëjnë me materialet zgjedhore dhe kutitë e fletëve të votimit. Komiteti pranon se ngërci në politikën shqiptare po pengon qytetarët e vendit dhe po cënon përpjekjet e rëndësishme për ta integruar Shqipërinë më plotësisht në BE si në rastin e procesit të liberalizimit të vizave” deklaroi Luis Ajala, sekretar i pergjithshem i Internacionales Socialiste.
Në përfundim të mbledhjes edhe personalitete të tjera të rajonit, nga vendet anëtare të Internacionales Socialiste kanë mbështetur socialistët shqiptarë në hapat e tyre për zgjidhjen e krizës.
“Jam i sigurt që zoti Rama dhe zoti Berisha do të angazhohen për zgjidhjen e kësaj krize. Kam folur dhe me zotin Rama dhe e vlerësoj të gjithë atë që ai po bën për këtë” tha Adrian Nastase, ish-kryeministër i Rumanisë.
Rezulota e mbledhjes së Internacionales Socialiste për Evropën Juglindore është mbyllur me katër rekomandime të rëndësishme për jetën politike dhe institucionale ne Shqipëri.
< I mëparshmi