E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reastaurim objektesh në Hadrianopoli

Eksperte italiane per tri dite me radhe kane nisur restaurimin e gjetjeve te zbuluara gjate ekspedites arkeologjike te vitit te kaluar ne sitin e Hadrianopolit ne rrethin e Gjirokastres. 4 specialistet nga Roma e kane perqendruar punen ne pjesen e termeve dhe saunes, muret e te cilave vleresohen si mjaft te brishta per shkak te strukturave te tyre dhe te rrezikuara nga demtimet e ndryshme.

Profesor Roberto Perna, drejtues i pales italiane pohon se synohet qe te gjitha keto struktura, pas restaurimit te jene te vizitueshme edhe nga turistet vendas apo te huaj. Ndersa per arkeologun Vladimir Qirjaqi, ky proces po sjell nje tradite te re per arkeologjine shqiptare, ate te restaurimit te zbulimeve.

Restaurimi i gjetjeve eshte pjese e nje sere aktivitetesh te parashikuara ne projektin "Archadrin" që synon rigjallerimin e sitit arkeologjik te Hadrianopolit.

Ne periudhen 15 korrik- 15 gusht, misioni arkeologjik italo- shqiptar do te rikthehet per te vijuar germimet.

Floreta Ligu < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›