Rezoluta për Kosovën bumerangu i Serbisë?
PRISHTINE- Zhvillimet e fundit kanë treguar se propozim rezoluta e Serbisë për Kosovën, të cilën ajo e ka paraqitur për t’u diskutuar në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, po i sjellë dhe do t’i sjellë probleme vetë Serbisë, vlerësojnë politikanët serbë të Kosovës.
Rada Trajkovic, politikane nga Graçanica, thotë se janë të qarta sinjalet se rezoluta serbe për Kosovën nuk iu konvenon disa qarqeve të fuqishme brenda Kombeve të Bashkuara dhe se raporti i forcave nuk është i njëjtë sikurse në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
“Ndoshta mund të ndodhë absurditeti që rezoluta të kalojë dhe në një mënyrë ta devalvojë Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. Në këtë kuptim, bashkësia ndërkombëtare, mendoj vendet që e kanë pranuar pavarësinë, po tregojnë nervozitet të madh dhe dëshirojnë të bëjnë marrëveshje me Beogradin”.
“Po shohim se edhe Beogradi është i vetëdijshëm që nga ai varet mjaft zhvillimi i Serbisë dhe është pozicionuar për konstruktivitet”, thotë Trajkovic.
Ajo shton se pritet që Serbia do t’i qaset ndryshimit të rezolutës, gjë që mund të sjellë deri te votimi i saj, por që, sipas Trajkovicit, pavarësisht nga kjo, nuk do të mund të zgjidhet asgjë.
Ndërkaq, Dragisha Kërstovic, po ashtu politikan serb nga Kosova, i vlerëson të pakta gjasat për rezolutën serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. “Gjasat janë të dobëta dhe kjo mund të dëgjohet edhe në qarqe zyrtare në Beograd. Në anën tjetër, e kemi edhe paralajmërimin nga kryetari Tadic se do të tentohet që të bisedohet me Brukselin dhe Uashingtonin lidhur me ndryshimet eventuale të rezolutës”.
“Kjo do të thotë që ekzistojnë shenja që mundësia e kalimit të rezolutës është mjaft pezull, apo është më shumë afër asaj që rezoluta të refuzohet. Në këtë drejtim, mjaftë e qartë ka qenë edhe vizita e ministrit të Jashtëm gjerman”, vlerëson Kërstovic.
Ndryshe, të dy këta politikanë serbë të Kosovës pranojnë se tashmë ekzistojnë mjaft zëra edhe në Serbi, që thonë se rezoluta serbe për Kosovën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, jo vetëm që do të dështojë, por do të jetë një bumerang për Serbinë.
(m.a/rel/BalkanWeb)