E Diel, 1 Nëntor 2026

‘Mercenaret’ filmi i fundit i Stalones befason kritikët

SHBA- Silvester Stalone aktori i njohur i filmave si Roki apo Rambo ka dalë sërsh fitimtar mbi kritikët, të cilët e konsideronin tashmë një yll të perënduar të Hollivudit. Filmi i tij i fundit “Mercenarët” prej mëse dy javësh po triunfon në kinematë amerikane, ndërkohë që Stalones i takon merita kryesore, si regjizori, skenaristi dhe aktori protagonist.

Filmi bën fjalë për një grup mercenarësh, të cilëve iu shtë kërkuar një mision i fundit për të rëzuar një diktator latino-amerikan. Në të njejtën kohë filmi i bën nderim edhe zhanrit të vjetër aksin, të viteve 80-90 dhe për këtë arsye Stalone ka kërkuar të grupojë në këtë film dhe yje të tjerë si Arnold Arnold Zhvarceneger, Bruse Uillis si dhe Xhet Li, ndërkohë që Vandami refuzoi pjesëmarrjen në film, pasi gjendja e tij fizike nuk mund ta lejonte të interpretonte njëlloj si në filmat e njohur për publikun botëror.

Fitimet e deritanishme të filmit, i cilika arkëtuar vetëm në SHBA 70 milion dollarë për 2 javë, tregojn se publiku e ka mirëpritur rikthimin e gardës së vjetër, ku pavarësisht efekteve speciale të sofistikuara të ditëve të sotme, aksioni i Stalones dhe Zhvarceneger mbetet përherë i pëlqyer. “Mercenarët” ende nuk ka dalë në kinematë evropiane, ku pritet një sukses i ngjajshëm me atë amerikan.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›