Rezultat final, Shqipëri – Hungari 0 - 1I pesti historik midis dy skuadrave dhe i gjashti i Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2010.

SHQIPËRI-HUNGARI 0-1
Shenues: Torghele 39'
E shtunë, 28 mars 2009, ora 20:30
Stadiumi Kombëtar “Qemal Stafa”
SHQIPËRIA: Hidi, Dallku, Cana, Curri, Vangjeli, Lala, Skela, Lika (69' Bakaj), Duro, Salihi, Berisha. Trajner Ari Han.
HUNGARIA: Babosh, Vasko, Vanzcak, Bodor, Szelesi, Halmdosi (89' Gera), Rudolf, Dardai, Torghel, Huzhti, Hajnal. Trajner Ervin Koeman
Gjyqtar: Bjorn Kuipers (Holandë)
Kartonë të verdhë: Cana, Duro, Dallku / Vanzcak, Babosh, Halmdosi
KOMENTI
90’+2 – Përfundoi takimi: Shqipëri-Hungari 0-1. Hungarezët na shkaktojnë humbjen e dytë në grup. Të gjitha deklaratat për fitore e hakmarrje bëhen pluhur e hi.
90’- Dy minuta shtesë.
87’- Hajnal fitoi një duel shpejtësie me Debatik Currin, ndërkohë që hungarezi fitoi një goditje të lirë në afërsi të zonës sonë. Shumë e dobët loja e Debatik Currit në këtë ndeshje.
82’ – Bakaj i jep impulse lojës sonë në krahun e djathtë, por krosimet e tij nuk e shqetësojnë aspak gjigantin e portës hungareze Babosh.
79’- Halmdosi ndëshkohet me karton të verdhë. Katër Hungaria-tre Shqipëria me kartonët.
75’ – Dallku pas një ndëryrje nervoze u ndëshkua me karton të verdhë. I treti për lojtarët tanë: Cana, Duro e Dallku.
73’ – Elis Bakaj gjuan nga larg rrezikshëm fluturimthi, duke kërcënuar seriozisht portën hungareze. Sinjali i parë i rëndësishëm i Kombëtares sonë.
69’- Trajneri Ari Han bëri zëvendësimin e parë, duke hedhur në fushë Elis Bakajn në vend të Gilman Likës.
66’- Klodian Duro u ndëshkua me karton të verdhë. Në të 67’ ndëshkohet me të verdhë edhe Dardai.
63’- Debatik Curri i dhuroi një top Torgheles, Isli Hidi ndërhyn ndaj hungarezit, në pamje të parë e rrezikshme, por gjyqtari Kuipers nuk jep penallti. Shumë e vështirë të kuptosh gafat e lojtarëve tanë.
62’- Disa momente jo të mira të Armend Dallkut. Me shumë gabime në mbrojtje. Mungon lojtari tip i qendërmbrojtësit. Lorik Cana nuk alternohet mirë me Debatik Currin. Hungarezët mbërrijnë shumë thjeshtë në zonën tonë.
49’- Gilman Lika harkoi një top në thellësi të zonës së vogël hungareze, topi mbërriti te Besart Berisha pranë portës së Baboshit, sulmuesi i AC Horsensit i shqetësuar edhe nga mbrojtësi Bodor, edhe pse goditi me kokë nuk mundi të barazojë.
47’- Ervin Skela humbi një rast të mirë për të barazuar. Mesfushori i Energi Kotbusit ishte pranë portës së mbrojtur nga Babosh.
46’- Lorik Cana rrëshqiti, Torghele përfitoi duke dalë i vetëm përballë Hidit, por për fat të mirë gjuajtja e hungarezit ishte e pasaktë. Një tjetër gabim i Lorik Canës.
45’+1 – Pas një minute shtesë, Shqipëria humbi pjesën e parë 0-1 me Hungarinë. Një fraksion loje me shumë gabime në mbrotje dhe të paqartë në mesin e fushës.
39’- Shqipëria-Hungari 0-1. Hungaria kaloi në avantazh me Sandor Torghele, për një gafë të pafalshme të Armend Dallkut. Mbrojtësi kosovar i Vorskla Poltavës ia dhuroi me kokë topin hungarezit, i cili nuk e pati të vështirë të shënonte. Torghele shënoi edhe në ndeshjen e parë.
31’- Berisha, gjithmonë brenda ritualit të tij për të dribluar e penetruar në zemër të mbrojtjes kundërshtare, goditi nga larg, por sfera kaloi ngjitur shtyllës pingule.
30’- Hajnal goditi bukur nga larg, por jashtë kuadratit
20’- Hamdi Salihi mori një pas të artë nga Duro, shkodrani ndërmorri një lëvizje të shpejtë vertikale e me një gjuajtje të befasishme rrezikoi me një gjuajtje rrënqëthesë Hungarinë. Dy momente të mira për Salihin në ndeshjen e tij të 11-të me përfaqësuesen.
18’- Ervin Skela dha nja kros nga e djathta, Salihi pranë shtyllës së majtë të Hungarisë, shmangu mbrojtësin Vanzcak e portierin Babosh, por ma mundur të shënojë. Rast ideal për gol.
14’- Hidi bën një dalje të gabuar. Torghele goditi më kokë, por për fat të mirë hungarezi nuk e gjen kuadratin.
13’- Lorik Cana ndërhyri ndaj një lojtari hungarez dhe gjyqtari
holandez e ndëshkoi me karton të verdhë. Kapiteni i Marsejës do të
mungojë në ndeshjen e ardhshme kundër Danimarkës.
11’- Besart Berisha lëshoi një top në zonën hungareze për Salihin, por sulmuesi i SV Ried në kampionatin austriak nuk u tregua i vëmendshëm.
6’- Duro fitoi një goditje të lirë në anën të majtë të sulmit tonë.
Ekzekutoi Skela, duke harkuar topin në zonën hungareze, por pa rrezik
për formacionin e Ervin Koemanit.
1’- Hungaria luan topin e parë të takimit. I pesti historik midis dy
skuadrave dhe i gjashti i Shqipërisë në eliminatoret e Kampionatit
Botëror 2010.
E Shtune, 28 Mars 2009