E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rezultatet e dobëta në zgjedhje, Kryetari i Partisë Konservatore jep dorëheqjen

Kryetari i konservatorëve Oliver Dowden ka dhënë dorëheqjen pas goditjes që pësoi partia në zjedhjet e brendshme që ‘zhyti’ udhëheqjen e Boris Johnson në një krizë të re. Në letrën e dorëheqjes të publikuar nga Daily Mail, Dowen shkruan se i mbetet besnik Partisë Konservatore, por ndan shqetësimin e aktivistëve për rrjedhën e rezultateve të këqija.

Letra e dorëheqjes së kreut të konservatorëve erdhi pak orë pas rezultateve në Tiverton dhe Wakefield. Përpara rezultateve, Johnson e quajti idenë se Dowen duhet të largohej nga Downing Street ‘të çmendur’. Lëvizja, e cila erdhi disa minuta përpara se Dowden të fillonte transmetimin e intervistave dhe të hapte rrugën për një riorganizim, pasoi rezultatet e bombës në West Yorkshire dhe Devon.

/rtsh.al/ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›