Rrëzohet avioni rus në Ryazan, 4 të vdekur dhe 5 të plagosur

Një avion është rrëzuar në aeroportin e Ryazan në Dyagilevo pas një problemi me mootorin dhe për pasojë 4 persona kanë humbur jetën dhe 5 të tjerë janë plagosur. Avioni ushtarak rus Il-76 do ulej për t’u furnizuar me karburant në momentin që motori ka shfaqur problem dhe për pasojë u rrëzua duke u shpërbërë pjesërisht.
“Ekipi i reagimit ndaj krizës i qeverisë rajonale informon se, sipas informacioneve paraprake, katër persona humbën jetën kur një aeroplan u rrëzua pranë autostradës Mikhailovskoye në qytetin e Ryazan. Pesë persona janë pranuar në spitale me lëndime të shkallëve të ndryshme. Ata po marrin të gjithë ndihmën e nevojshme mjekësore. Të lënduarit janë në gjendje stabile. Informacioni do të verifikohet”, ka bërë me dije ekipi i qeverisë, raporton TASS.
/rtsh.al/