Rezultatet e “Stress Test 2”, dështojnë 8 banka
Mashtrimi vazhdon: Moody's parashikoi 26 falimentime, Eurostati na jep vetëm 8. Sipas EBA (European Banking Authority), autoriteti i kontrollit të bankave, janë 5 Spanjolle, 2 Greke dhe 1 Austriake që dështuan në provën e “Stress Test”. EBA deklaron gjithashtu se 7 Spanjolle, 2 Gjermane, 2 Greke dhe 2 Portugeze e kaluan provën me shumë vështirësi. Sipas EBA 16 në 90 banka kanë një kapital bazë prej 5% deri në 6% dhe do tu duhet një reformim për të sistemuar kapitalin e tyre.
Arsyeja e një reformimi bankar qëndron në rrezikun e borxhit grekë, duke qenë se dy e treta e gjithë borxhit mbahet nga bankat greke të cilat mbështeten në bankën qendrore europiane. Më hollësisht, 67% e borxhit grekë mbahet nga bankat greke, 9% nga bankat gjermane dhe 8% nga bankat franceze. Pastaj këto banka greke “xhirojnë” borxhin grekë marrin akoma më tepër para nga banka qendrore greke, e cila është e krijuar nga banka qendrore europiane. Pra sistemi piramidal më i madh i krijuar ndonjëherë.
Bankat që kanë dështuar janë, Spanjollet: Unnim, CAM, Catalunyacaixa, Banco Pastor, Caja3, Greket: Eurobank, Atebank, dhe Austriakia: Volksbanken.
(a.h/BalkanWeb)