E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamurtari kërkon trajner, Muça e Haxhiu në garë

TIRANE- Flamurtari është vënë në kërkim të një trajneri të ri edhe pse Gugash Magani vazhdon të jetë në stolin e kësaj skuadre. Por, trajneri peqinas mësohet se i ka ditët të numëruara dhe pas ndeshjes së kthimit me Jablonecin, ai do të shkarkohet.

Realisht, shanset që vlonjatët të fitojnë në Çeki duken minimale, ndërkohë që shanset e qëndrimit në stol të Maganit duket se janë zeruar. Raportet mes trajnerit dhe drejtuesve nuk dukeshin aq të mira që pas takimit të kthimit me Buduçnostin, në të cilin Flamurtari rrezikoi shumë edhe pse kishte fituar 3-1 në Mal të Zi.

Dy kandidatët kryesorë për zëvendësimin e Gugash Maganit janë Shkëlqim Muça dhe Gerd Haxhiu, me të parin që duket i avantazhuar për shkak të emrit të madh.
(s.g/GSH/balkanWeb)

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›