E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rezultatet e ndeshjeve të Superligës

Është mbyllur java e pestë e Kategorisë Superiore. Rezultatet janë:
Apolonia-Tirana 2-0
Apolonia ka mundur Tiranën me dy gola të shanuar nga Pagipoci në minutën e '84 të takimit dhe të Brkic në minutën e '88.
Besa-Skënderbeu 1-0
Besa ka kaluar në avantazh ndaj Skënderbeut në minutën e '22 të takimit. Goli u shënua nga Daniel Xhafaj.
Dinamo-Shkumbini 2-1
2-1 ka përfunduar sfida mes Dinamos dhe Shkumbinit. Të dy golat për Dinamon u shënuan nga Eliz Bakaj në minutën e '41 dhe '78 të takimit.
Gramozi-Flamurtari 2-0
Gramozi ka kaluar në avantazh ndaj Flamurtarit me anë të një goli në minutën e '72 të takimit. Ndërkohë që golin e dytë Gramozi e ka shënuar në minutën e '75 të takimit.
Kastrioti-Laçi 0-0
Është mbyllur 0-0 ndeshja mes Kastriotit dhe Laçit.
Teuta-Vllaznia 1-0
Skuadra e Teutës ka kaluar në avantazh ndaj Vllaznisë me një gol të shënuar në minutën e '74.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›